Martin Camaj, një diamant i shkronjave shqipe, shkrimtar dhe albanolog, nderoi jetë si sot më 12 1992 në Mynih të Gjermanisë. Karriera e tij ishte mese brilante dhe ai është një pikë reference e padiskutueshme për studiuesit e rinj të cilët dëshirojnë të ndjekin gjurmët e fushës së tij të punës. Martin Camaj, zhvilloi studime të larta në Beograd në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane, në Sarajevë në fakultetin filozofik ku si temë doktoratë paraqiti temën “Gjuha e Gjon Buzukut”. Ai më pas vijon të punojë në Itali dhe më pas në Gjermani deri në fundin e jetës së tij më 1992, transmeton lexo.com.al.

Kërkimet akademike të Martin Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti dialektet në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare përgjatë gjithë karrierës së tij ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi angazhimin e tij me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, ndërsa gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë te proza./Lexo.com.al/e.c.