Javanews
Home Kryesoret
Përplasja në Elbasan, Basha: Rama provokoi me bandat; Kryeministri: Lulzim bëhu pak burrë, ndahu nga Likja dhe Saliu
14/03/2021 11:43
Basha: 60 shqiptarë ndërruan jetë nga Covid, Rama bën meme në Instagram
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kanë zhvilluar një vizitë në të njëjtën kohë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Kjo është bërë shkak për përplasje fizike mes disa personave.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha tha gjatë prononcimit për gazetarët se kryeministri u shoqëruar nga banditë me pistoleta me vete. Mbërritjen në të njëjtën kohë me kreun e qeverisë në Elbasan, Basha e konsideron si provokim nga ana e Ramës.

“Më thanë që pati një incident. Unë do vazhdoj me axhendën time dhe nuk do ndaloj. Nuk ndjekim axhendën e dhunës. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Unë nuk mund të ndalem sepse Shqipëria dhe Elbasani janë ndaluar mjaftueshëm këto 8 vite. Është ditë feste, është ditë shprese. Është dita kur dielli vazhdon të shndrisë dhe do të shndrisë më shumë pas 25 Prillit, kur të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro pikërisht nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat dhe banditët e Elbasanit që njihen me emër dhe mbiemër. Ky qytet është mbajtur peng nga bandat që shoqëronin kryeministrin në ikje me pistoletë në brez”, tha Basha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Edi Ramës.

Kryeministri i ka kushtuar një tjetër status në Twitter ngjarjes së shëmtuar që ndodhi sot.

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë” – thotë Rama.