Mid’hat Frashërit është një nga ata të paktat figure k ontroversiale që pavarësisht bindjeve politike, dikush arrin në të njëjtin konkluzion vlerësues. Ky konkluzion nuk është tjetër përveç se Mid’hat Frashëri ishte një patriot i përjetshëm që pavarësisht nga disa prej pozicionimeve të tij politike në anën e g abuar të historisë, ai ishte një a rmik i natyrshëm i kujtdo faktori të jashtëm apo të brendshëm që synonte p ërçarjen apo s hkatërrimin e kombit shqiptar. Ai ishte një personalitet virtuoz plot dije që e bënë atë unikal për nga madhështia e penës së tij, transmeton lexo.com.al.
Mid’hat Frashëri, i lindur si sot në 25 mars 1880 në Janinë, ishte gjithashtu mishërimi i një shërbëtori të fl aktë të Atdheut si politikan dhe diplomat karismatik ndërsa roli i tij në momente kyçe të historisë, e bëjnë kontributin e tij atdhetar të pashlyeshëm. Për faktin që ai i dha gjithçka që kishte dhe gjithçka mundi Shqipërisë, atij iu nderua nga Qeveria shqiptare duke i plotësuar edhe amanetin e kthimit të eshtrave në Atdhe, përmes një ceremonie të organizuar në nëntor 2018./Lexo.com.al/e.c.