Njëra prej datave më thelbësore të historisë së popullit shqiptar, që konsiderohet edhe pikënisja e idesë për një shtet të bashkuar shqiptar, pa dyshim që është Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit 1444, ose siç Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium, kur Skënderbeu mblodhi në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, Princat shqiptarë për t’i bashkuar në l uftën e përbashkët kundër p ushtuesve osmanë. Besëlidhja e Lezhës ishte një aleancë politiko-u shtarake e cila e vendosi popullin shqiptar në ll ogoren e parë të l uftës kundër superfuqisë së kohës, osmanëve, duke shkruar me germat më të arta epopenë e popullit tonë dhe Skënderbeut, si mbrojtës të Evropës dhe krishterimit nga përhapja e f urishme e perandorisë osmane, që deri më atëherë asnjë fo rcë apo perandori tjetër nuk mund të ndalte, transmeton lexo.com.al.

Besëlidhja e Lezhës shënon një hap përcaktues përpara në historinë kombëtare për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën k ulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare por edhe ofron frymëzim për nisma të tjera në të ardhmen, po aq të rëndësishme. Mbi parimet e Besëlidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë, u themelua edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për m bijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë, ku e kzistenca e kombit shqiptar u vu në rr ezik dhe përgjigja jonë ishte e f uqishme për të ndaluar planet dhe vendimet e huaja që binin ndesh me vetë m bijetesën dhe krijimin e një shteti shqiptar./Lexo.com.al/e.c.