Joachim Low do lërë Gjermaninë pas Kampionatit Europian në verë dhe më pas do duhet të gjejë një punë të re. Të drejtojë një klub është dëshira e tij dhe për të realizuar këtë ka nisur punën.
Bild raporton se trajneri i Gjermanisë për një dekadë e gjysmë ka nisur një kurs privat për të mësuar gjuhën spanjolle. Nuk është sekret fakti se Low ka simpati për La Liga, teksa pas Botërorit të fituar në vitin 2014 me Gjermaninë, La Liga u interesua për të.
Në atë kohë Federata e Gjermanisë e mbajti fort dhe nuk e la të largohej, por tani rruga është krejtësisht e hapur. Thuajse e sigurt është se Low do të zbarkojë në Spanjë për punën e re dhe mundësitë më të mëdha janë se do të zëvendësojë Zidane te Los Blancos.