Mevlani është një nga konkurrentët më të komentuar në “Për’puthen”, i cili e ka fokusin tek Antonela dhe Ledjana. Vajzat debatojnë shpeshherë me njëra-tjetrën, ndërsa Mevlani duket se është i pavendosur se cila është e duhura për të përsa kohë që ai vazhdon dhe del në takime me të dyja. Dje, ai postoi në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet me Antonelën nga puntata e “Për’puthen” një dite më parë.

Këtë foto, Mevlani e kishte shoqëruar me një ‘emoji’ qershie. Në këtë postim u vu re komenti i Antonelës, e cila i la si koment një ‘emoji’ zemër. Kjo nuk zgjati shumë pasi Mevlani u pendua dhe e fshiu fotografinë pak minuta më vonë. Këtë foto, Antonela e ka postuar në “InstaStory” dhe bashkangjitur e ka shoqëruar me ‘emoji’ zemre.

Kujtojmë se së fundmi Ledjana, ka publikuar një fotografi me Mevlanin, një prej djemve që ka shfaqur pëlqim dhe pati një përballje me të në “Për’puthen Prime” në lidhje me faktin që ai zgjodhi të dilte në takim me Antonelën dhe jo me të. Kjo foto është realizuar gjatë regjistrimit të “Për’puthen Prime”, ku vihet re se Ledjana është e ulur në prehrin e tij. Trekëndëshi Mevlani-Antonela-Lediana duket gjithnjë e më i komplikuar.