Prej ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Orinda është në pritje të ëmbël dhe këtë e kanë konfirmuar vetë çifti ditën e sotme. Fillimisht, Turi ka publikuar një foto krah bashkëshortes dhe qenit të tyre. Vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur i Orindës, që siç duket është në muajt e parë të shtatzënisë dhe mbishkrimi që i ka lënë fotos.

“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fantastike”, ka shkruar Turi krahas fotos.


Më pas, Orinda ka publikuar një tjetër foto të ëmbël. “…duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë. Faleminderit Zot! Zoti është i mirë”, ka shkruar ajo.