Princi i Johor ka hedhur kandidaturën për të blerë Valencia-n. Tunku Ismail, djali i sulltanit të Johor dhe mik i pronarit aktual të klubit spanjoll, Peter Lim, ka bërë të ditur në Instagram se është i interesuar për të marrë drejtimin.
“Nuk jam një biznesmen, jam një princ. Paratë nuk më motivojnë, lavdia dhe krijimi i historisë më motivojnë. Nuk është një sekret që e dashuroj futbollin, jam një tifoz i zjarrtë”, ka shkruar princi.
“Nuk jam i ri në futboll: kam krijuar një klub (JDTFC) që ka fituar 16 tituj në 8 vite. Jemi skuadra më e fortë në Azi. Dua të zgjeroj perandorinë time, të hap krahët dhe të përballem me sfida të reja”.
“Çfarë i duhet Valencia-s? Për dikë që e do futbollin, është i uritur për sukses dhe që të kuptojë sa e madhe është Valencia Hapi i parë: në klub duhen njerëz të futbollit. Pikë”.