Komisioni Evropian dhe Italia kanë bllokuar dërgimin e vaksinës së AstraZeneca në Australi, pasi prodhuesi nuk ka përmbushur detyrimet e tij sipas marrëveshjes së lidhur me Bashkimin Evropian, njoftuan sot dy burime. Sipas këtyre burimeve, AstraZeneca ka kërkuar leje nga autoritetet italiane për të eksportuar 250,000 doza nga fabrika Anagni pranë Romës.

Qeveria italiane refuzoi të japë lejen dhe Komisioni Evropian e mbështeti atë duke bërë kështu, thanë burimet. Për herë të parë, Bashkimi Evropian shfrytëzoi rastin për të ndaluar eksportin e vaksinave COVID-19. Në janar, blloku krijoi një regjistër për të monitoruar eksportet e vaksinave në mes të një mosmarrëveshjeje me një prodhues britanik-suedez për të monitoruar nëse laboratori po përmbush detyrimet e tij kontraktuale ndaj BE. Ky mekanizëm lejon autoritetet e shteteve anëtare të Unionit, që individualisht, në konsultim me Komisionin Evropian, të bllokojnë eksportet në një destinacion jashtë Bashkimit Evropian nëse blloku beson se prodhuesi nuk ka përmbushur detyrimet e tij ndaj BE-së.

AstraZeneca nuk i ka dorëzuar ende dozat e premtuara në Bashkimin Evropian, duke ulur dërgesat e planifikuara nga 80 milion në 40 milion doza, me justifikimin e vështirësive në prodhim. Dyshohej se vaksinat e prodhuara në BE u shiteshin vendeve jashtë bllokut, për këtë arsye u krijua një regjistër për monitorimin e eksporteve të vaksinave.