Nga Anxhela Çelanji

Shqiptarët nuk po marrin vetëm vaksinënnga kompanitë perendimore, Pfizer, Moderna apo AstraZeneca. Shqiptarët e Luginës sëPreshevësnë jug të Serbisëpo vaksinohen me vaksinën kineze Sinofarm edhe pse nuk ka ende një miratim nga EMA apo FDA, rregullatorë të medikamenteve në Europë dhe SHBA.Por Ministria e Shëndetësisë në Serbi e ka miratuar si vaksinë dhe ka garantuar efikasitetin e saj. Driton Salihu, Drejtori i Shtëpisësë Shëndetit në Luginën e Preshevës tregoi për Gazetasi.al se popullata atje ka marrë më së shumti vaksinën kineze Sinofarm edhe pse në Serbi përveç vaksinave perendimore, po përdoret edhe ajo ruse, Sputnik V

Presheva ka filluar vaksinimin prej datës 8 janar, ku në fillim ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor dhe personave me moshë mbi 65 vjeç. “Deri tani në komunën e Preshevës janë dhënë 3600 doza, prej tyre rreth 1600 persona janë vaksinuar edhe me dozën e dytë”, tregon Salihu. Vaksinimi masiv i popullatës pa marrë parasysh moshën ka filluar me 28 janar dhe po vazhdon. Salihu i tha Gazetasi.al se qytetarët janë vaksinuar më shumë me vaksinën Sinofarm(1552 persona me dozën e parë, 988 persona me dozën e dytë), ndërsa e dyta është nga kompania Pfizer BioNtech (429 persona me dozën e parë 165 persona me dozën e dytë), ndërsa e treta është nga kompania AstraZeneca (490 persona me dozën e parë).

Lugina e Preshevës ka mundur të marrë vaksinat nga Beogradi dhe qytetarët kanë pasur katër opsione për të zgjedhur mes Pfizer, AstraZeneca, Sinofarm dhe Sputnik V. Salihu i shpjegoi Gazetasi.al se preshevarët me së shumti preferojnë vaksinën Pfizer, por gjatë caktimit tëdatës sëvaksinimit shprehin dëshirën që mund të marrin edhevaksinat që janë në dispozicion. Ndërkaq të dhënat publike tregojnë se deri me tani shqiptarët e Luginës kanë anashkaluar vaksinën ruse Sputnik V.

“Nuk kemi ndonjë arsye zyrtare, por me siguri është besimi dhe çështjet politike”, shpjegon Salihu. Në Serbi rreth 40 përqind e të vaksinuarve kanë preferuar vaksinën Sputnik V dhe 28% vaksinën Pfizer, ndërsa pjesa tjetër me kinezen dhe Astrazeneca. Gjithashtu, Serbia është vendi Ballkanik që ka administruar mbi 1,3 milionë vaksina, nga të gjitha kompanitë perendimore dhe lindore, me 12.7 përqind të popullatës që ka marrë të paktën një dozë dhe 7.3 për qind që i ka marrë të dyja dozat.

Ndërkohë arsyet kryesore të vaksinimit masiv është edhe furnizimi prej 1.5 milion vaksina Sinofarm(vaksina kineze), që ka marr Serbia. Më tej Salihu ka treguar se duke vëzhguar situatën, efikasiteti i vaksinës kineze në popullatë është i lartë. Ai shpjegon se kjo vaksinë jep shumë pak efekte anësore dhe duhet rreth 30 ditë pas dozës së dytë për të analizuar qytetarët për antitrupa. Si funksionon vaksina Sinofarm? Vaksina Sinofarm për Covid-19 u miratua nga autoritetet kineze në fund të vitit të kaluar dhe bëhen duke përdorur një teknikë qëështë ndjekur në kohët e vjetra, ku një virus inaktivohet kimikisht dhe më pas injektohet tek një pacient për të bërë të mundur që trupi të reagojë. Deri më tani ka një sërë vendesh që po e përdorin këtë vaksinë si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Bahreini, Pakistani, Egjipti, Serbia dhe Hungaria.Kompania prodhuese e Sinofarm në Pekin ka deklaruar se vaksina ka një normë efikasiteti prej 79 përqind në provat e fazës të tretë.(abc)