Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, gjeti kënaqësinë për ta tallur Suson në rrjetin social Twitter, pas fitores së Barçës me rikthim kundër Sevillës në Kupën e Mbretit. Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen.
Ousmane Dembele e kaloi Barçën në epërsi në fillim të takimit, para se Gerard Pique ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë me një gol me kokë në çastet e fundit, duke ia mundësuar Martin Braithwaite ta shënojë golin e kualifikimit në finale. Pas ndeshjes së parë, Suso e kishte quajtur qaraman Pedrin e Barcelonës, pasi ky i fundit kishte thënë se Barçës iu mohua një penallti. Në ndeshjen e kthimit, Pedri luajti rol kyç në triumfin e Barcelonës. Puyol iu përgjigj reagimit të Susos në Twitter nga ndeshja e parë, duke shkruar: “Natën e mirë!