Shpesh herë ka diskutime të shumta se ekipet varen nga një lojtar i vetëm. Në sezonet e fundit kemi parë se si Ronaldo apo Messi kanë udhëhequr drejt sukseseve Real Madridin dhe Barcelonën, por edhe gjatë këtij sezoni kemi disa lojtarë që kanë qenë vendimtarë për ekipet e tyre.

Në një studim të bërë bien në sy 10 lojtarë në 5 kampionatet më të forta të Europës. Lista udhëhiqet nga ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar plot 42.2% të golave të bardhezinjve këtë sezon.

Në vendin e dytë renditet bomberi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka shënuar 41.7% të golave të bavarezëve, duke qenë vendimtar për ta.

Podiumi mbyllet nga Andre Silva, i cili i ka mahnitur të gjithë këtë sezon me Eintracht Frankfurt. Portugezi ka shënuar plot 41.3% të golave të gjermanëve. Më poshtë në renditje gjejmë emra si Salah, Suarez, Haaland, Messi, Mbappe, Lukaku dhe Bruno Fernandes.