Një nga elementët më të dallueshëm të ideologjisë p arajonake të r egjimit komunist në Shqipëri, ka qenë padyshim mbrojtja kolektive nga a rmiqtë imagjinarë dhe realë. Në këtë prizëm, r egjimi f ortifikoi të gjithë vendin, në çdo skaj të tij, dhe në çdo mënyrë të mundshëm për t’i r ezistuar dhe u mbrojtur nga s ulmet e jashtme, transmeton lexo.com.al.
Një mjet shumë i rëndësishëm në këtë strategji ishte edhe ndërtimi i bunkerëve nëntokësorë, të cilët do të shërbenin për strehimin e udhëheqjes dhe popullsisë si dhe r ezistencës ndaj p ushtuesve. Një shembull i tillë është edhe një vendstrehim i nëndheshëm i ndërtuar në Kukës dekada më parë, i cili ka një kapacitet të admirueshëm për të strehuar më shumë se 30 mijë persona. Ky bunker pritet të rivitalizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian deri në 2022, duke e kthyer atë në një atraksion turistik dhe burim të ardhurash./Lexo.com.al/e.c.