Robert dhe Patris Berisha humbën 2 muaj më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale. “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.
Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt. Nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.
Sot janë bërë plot dy muaj nga ndarja e mamasë së Robertit nga jeta, ndërsa ky i fundit e ka kujtuar me një postim në rrjete sociale, ku sërish zgjedh të mos thotë shumë fjalë, megjithëse dhimbja që ndjen është e madhe. “Sot 2 muaj pa ty mamiq ?”- janë fjalët e këngëtarit për të ëmën e ndjerë.
View this post on Instagram