Lëvizja e xhonturqve (turqit e rinj) tërhoqi në fillimet e saj mbështetjen e një pjesë të lidershipit shqiptar të kohës, si një shpresë ndryshimi në perandori që mund të sillte ndryshime edhe për të drejtat e shqiptarëve. Ashtu si xhonturqit, edhe shqiptarët kishin ndjenja a rmiqësore ndaj r egjimit të Sullnat Abdul Hamid II i cili r efuzoi të plotësonte kërkesat e shqiptarëve ndaj perandorisë. Kështu, një pjesë e figurave të rëndësishme i dhanë mbështetje lëvizjes me shpresën e dhënies së autonomisë për shqiptarët, transmeton lexo.com.al.

Por, pavarësisht disa masave kryesisht simbolike të para, lëvizja e xhonturqve shpërfilli të drejtat e kombësive të perandorisë në favor të unifikimit të saj, kështu që menjëherë pas fitores së kësaj lëvizjeje në 1908, qeveria e re xhonturqve miratoi politika të disf avorshme të pasardhësve të saj. Kështu, udhëheqja e kohës shqiptare, pas disa mbledhjeve mbarëkombëtare vendosi  kryengritjen kundër xhonturqve. Kjo k ryengritje u regjistrua në mars 1910 në vilajetin e Kosovës dhe nga aty u përhap më tej, por u sh typ nga forcat turke. Pavarësisht kësaj, r ebelimi në rritje i shqiptarëve detyroi turqit që të lejojnë disa liri politike dhe civile më shumë për popullsinë shqiptare, të cilat në fakt vështirë se u zbatuan në praktikë, duke detyruar edhe një herë popullsinë shqiptare për të kërkuar mëvetësi nga Porta e Lartë përmes k ryengritjeve të ar matosura në vijimësi/Lexo.com.al/e.c.