Është duke u përfolur se Cristiano Ronaldo do të kthehet në Real Madrid dhe se Juventusi ia ka caktuar çmimin e shitjes portugezit.
Çfarë dimë deri tani.
Sulmuesi 36-vjeçar iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në vitin 2018. Marrëveshja e tij me Juventusin me pagë vjetore prej 30 milionë eurove mbaron në qershor të vitit 2022. Sipas mediave spanjolle, menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ka diskutuar me Real Madridin për kthimin e tij në Santiago Bernabeu. Një skenar i cili, në këtë kohë, duhet vështirë i imagjinueshëm. Ronaldo i kushton Juventusit 87 milionë euro në vit: 58 milionë pagë plus 29 milionë euro të tjera amortizim, i cili është edhe çmimi minimal i shitjes së tij. Të shtunën, Ronaldo e theu heshtjen pas eliminimi të Juventusit nga Liga e Kampionëve, por nuk dha ndonjë shenjë për të ardhmen.
“Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipor dhe shumë punë të zellshme. Dhe ata të cilët s’e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale. Edhe Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane kanë folur për Ronaldon, por pa e përmendur të ardhmen e tij.
“Këtu ai e shkroi historinë. Ai është madhështor. Tani ai është lojtar i Juventusit dhe nuk mund të them asgjë për gjërat që i thonë ata”, tha trajneri i Real Madridit Zidane. “Është e natyrshme që ka thashetheme pas eliminimit, sepse ai është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë bashkë me Lionel Messin. Ai gjithmonë ka luajtur mirë për ne duke shënuar gola dhe e ka dëshmuar vlerën e vet”, tha Pirlo të shtunën.