Në një intervistë të sinqertë me Oprah Winfrey të dielën mbrëma, Meghan Marklë ka zbuluar se familja mbretërore, gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë, kishte shprehur shpeshherë shqetësime në lidhje me ngjyrën e lëkurës së djalit të saj, Archie Harrison.
Dukesha e Sussex tha se këto shqetësime i ishin transmetuar Princ Harryt nga anëtarët e familjes. Harry, i cili iu bashkua Meghan më vonë në intervistë, nuk dëshiroi të zbulonte asnjë detaj në lidhje me atë çfarë ishte folur për lëkurën e Archie.
“Atë bisedë nuk do ta ndaj kurrë. Në atë kohë, ishte e vështirë. U trondita”, tha Harry.Kujtojmë se muajt e fundit të shtatzënisë së dukeshës me fëmijën e saj të parë, pati shumë polemika mbi familjen mbretërore, pasi vendosën që të mos i jepnin një titull, mbretëror si të gjithë nipërve dhe mbesave të tjera.