Një nga fëmijët më të famshëm në Instagram është vogëlushja e dyshes simpatike Ledi Vula dhe Sara Hoxha. Prindërit e Poem Blu janë dy personazhe mjaft të njohur dhe aktivë në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të publikojë foto apo video të bebushes së tyre. Mbrëmjen e sotme Sara ka bërë publike në InstaStory mesazhin e një ndjekësi që e ngatërron vajzën e saj me djalë. Krahas këtij komenti, ajo ka shkruar me humor:
“S’ka problem!”
Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu. Menjëherë pas lindjes, Poema u bë me një llogari personale në Instagram dhe u kthye në një ndër bebushat më të famshëm të showbiz-it.
Madje, mami Sara dhe babi Ledri s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e të voglës në rrjete sociale, duke na kënaqur sytë me poza të shumta. Mirëpo, vetëm dy muaj pas lindjes së Poem Blu, kanë nisur ankesat e Sarës. Partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë. Për më tepër, Sara ka arritur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai. (Sigurisht, baballarët rrinë rehat!).