Porti i Shëngjinit do të transformohet në një port turistik dhe peshkimi. Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Lezhës deklaroi se puna për ta transformuar këtë port ka nisur. Ai bëri të ditur se ende nuk është në një fazë të avancuar si në rastin e portit të Sarandës, ku ka nisur puna apo në portin e Vlorës e të Durrësit ku pritet që të nisë së shpejti, por garantoi se ku proces do të shkojë përpara.

“Kemi nisur punën për të transformuar portin e Shëngjinit në një port turistik e peshkimi. Nuk jemi në fazë të avancuar si me Sarandën, ku ka filluar puna apo Vlorën e Durrësin ku nis puna së shpejti. Por jemi në proces për t’a çuar përpara”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, nëse Partia Socialiste merr mandatin e tretë porti i Shëngjinit do të mund të bëhet port turistik dhe peshkimi. Por, shtoi Rama nëse u jepet vota atyre përballë nesh për mandatin e 5-të, aty vetëm port turistik dhe peshkimi s’do të ketë.