Kryeministri Rama para pak ditësh bëri një krahasim mes kandidatëve të PS dhe atyre të Partisë Demokratike, opozita bëri viktimën duke thënë se një foto e Grida Dumës ishte bullizëm dhe seksizëm ndaj saj. Edhe pse në fakt ajo ishte një foto e shkrepur në një miting të PD-së, pa asnjë lloj montazhi dhe të cilën kryeministri Rama e shpjegoi se për çfarë arsye ishte zgjedhur ajo foto (që s’kishte të bënte aspak me bullizmin apo seksizmin), opozita vazhdoi të shfaqej ‘e sheqetësuar’. Mirëpo, sot teksa kryeministri tha se PD ka çuar në Lezhë persona që si lidh asgjë me Lezhën veç origjinës, kandidati i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka sulmuar rëndë kryeministrin jo vetëm politikisht, por edhe duke e cënuar nga familja. ‘Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise!’, shrkuan ai.
Duke shkuar shumë larg të bërit politikë dhe duke u marrë me jetën personale të kryeministrit, ‘profesori’ i PD-së ka sulmuar poashtë brezit, duke u marrë me një gjë krejt personale që vetëm me politikën nuk ka të bëjë. Në fakt, kjo është e njëjta shkollë politike me atë të Sali Berishës, i cili u ka hyrë ‘ në krevat’ gjithmonë kundërshtarëve të tij, duke u marrë më familjet. E njëjta shkollë politike është edhe ‘profesor’ Gjekmarkaj, të cilin Luli e prezanton si prurje të re në PD, kur në fakt ka qenë gjithmonë aty, pranë Berishës, njëlloj si Berisha./Lexo.al