Është hedhur shorti i çerekfinaleve edhe në Europa League ku dueli që spikat është ai mes Ajax dhe Romës ekipit të vetëm italian të mbetur në garë në kompeticionet europiane. Me fat kanë qënë dy ekipet angleze Manchester United dhe Arsenal që do përballen respektivisht me Granadën dhe Sllavian e Pragës. Çerekfinalja tjetër është Dinamo Zagreb-Villarreal. Ndeshjet e para të kësaj faze të Europa League do luhen më 8 prill.
Sa i përket dy dueleve të fazës gjysmëfinale fituesi i përballjet Granada-United do të përballet me fituesin e sfidës Ajax-Roma. Ndërsa Arsenali nëse kalon Sllavian e Pragës ashtu siç janë edhe pritshmëritë do të ndeshet me fituesin e çerekfinales Dinamo Zagreb-Villarreal.