Shqiptarët konsiderohen gjerësisht si një nga grupet etnike më të lashta në Evropën Juglindore. Shumë studiues bien dakord se shqiptarët janë pasardhës të fiseve para-helene të cilët janë shtyrë në malet e Ballkanit perëndimor nga grekët dhe më vonë sllavët. Në këtë kontekst, L.S. Stavrianos i krahason shqiptarët si Keltët në Ishujt Britanikë që u detyruan të shtyhen në malet e Uellsit, Skocisë dhe Irlandës nga p ushtuesit anglo-sakson. Gjuha shqipe është e dallueshme nga gjuhët fqinje si ato greke dhe sllave, thotë Stavrianos, në të njëjtën mënyrë që gjuha kelte është e ndryshme nga ajo gjermanike. Por, ai shton se gjuha shqipe ka një numër të konsiderueshëm të fjalëve me origjinë të huaj – latine, italiane, turke, greke dhe sllave, transmeton lexo.com.al.

Sipas studiuesit, kjo hua linguistike përfaqëson mb etje kulturore të një seri p ushtimesh – romakët, gotët, sllavët, normanët, venetianët, dhe në fund turqit. Këta të fundit p ushtuan Shqipërinë pas një l ufte të përv uajtur. Kjo pasi prijësit lokalë u bashkuan pas një udhëheqësi të vetëm, Gjergj Kastriotit i cili mbante titullin Skanderbeg (Skënderbeu) pas Aleksandrit të Madh për shkak të zotësisë së rrallë të tij. Midis viteve 1444 dhe 1466 ai l uftoi 13 fushata kundër turqve dhe i mbajti turqit larg Evropës e cila vetëm sa duartrokiste për arritjet e tij. Vetëm pas v dekjes së tij, turqit arritën të fitonin dhe vendosnin sundimin e tyre që zgjati për katër shekuj e gjysme./Lexo.com.al/e.c.