Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eliona Pitarka, sapo ka hyrë në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël. Ajo po pret një vajzë dhe ka treguar se e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Për më tepër, Eliona ka punuar çdo ditë të pritjes së ëmbël, duke u shfaqur në skenë me rolet e saj.
Por, e dinit se Eliona e ka kaluar Covid-19 ndërkohë që ishte shtatzënë? Këtë e ka treguar vetë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Eliona ka rrëfyer se e ka kaluar Covid-in në janar dhe fatmirësisht ka patur shumë pak simptoma.
Ndjekësit u bënë kuriozë të dinin nëse kishte rrezik për bebin, duke qenë se u infektua ndërkohë që ishte në pritje të ëmbël. “Jo, shyqyr Zotit e kalova shumë lehtë dhe në muajin e shtatzënisë që ndodhesha nuk kishte asnjë rrezik për bebin pasi ka qenë totalisht i formuar.”- ka treguar ajo.
Gjithashtu, Eliona tregoi simptomat me të cilat e kishte kaluar virusin: “Me dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Vetëm këto simptoma pata.”- rrëfehet ajo.
Por, duke qenë shtatzënë aktorja nuk e kishte të lejuar të merrte medikamente, ndaj s’ka përdorur asgjë. “Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime.”- treg0n Eliona.