Në 13 mars 1965, meshtari i gjuhës dhe identitetit kombëtar Imzot Fan S. Noli, ndërroi jetë në SHBA. Ishte dita kur zëri intelektual dhe r evolucionar i Fan Noli-t ndaloi së t rondituri përgjithmonë. Ai ishte gjithçka. Nga politikan dhe diplomat, në shkrimtar dhe klerik, por mbi të gjitha ishte një shqiptar vigan i cili ka një kontribut të pallogaritshëm për krijimin e shtetit të ri shqiptar, transmeton lexo.com.al.

Ndoshta si politikan ai u mund nga kundërshtarët e tij të cilët m inuan përpjekjet r evolucionare të Nolit me programin e tij me njëzet pika për demokratizimin dhe modernizimin e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare. Vetë ai pranoi madje se një pjesë e d ështimit i atribuohet këmbënguljes së tij për reformën agrare, çka solli z emëratën e aristokracisë çifligare ndërsa duke mos i zbatuar reformat, ai humbi mbështetjen e masave fshatare. Përtej kësaj, themelimi nga ana e tij i Kishës Autoqefale Shqiptare, i dha një g oditje të fuqishme pretendimeve territoriale greke, të cilët me anës të Kishës greke zgjeruan tentakulat e tyre r evizioniste në jugun e Shqipërisë në mesin e shqiptarëve ortodoksë. Fan Noli, për gjithçka që ai bëri për Shqipërinë, është një burim krenarie të pamatshme dhe burim frymëzimi si një njëri me vlera individuale të pashembullta./Lexo.com.al/e.c.