S’ka vajzë që nuk do të dijë troç fare nëse djali që ato duan “ka rënë brenda me to”, edhe pse ju jeni në fillimet tuaja dhe ende nuk i keni gjërat e qarta. Intuita nuk po ju përgjigjet këtë herë, ai nga ana tjetër nuk thotë gjë, ndaj me pak fjalë jeni në pikë të hallit, por mos u mërzisni sepse falë horoskopit ju mund ta zbuloni tani dhe bëhuni gati të hapni sytë dhe mendjen. Mësojeni të vërtetën tani, ose kurrë.
Dashi
Si shenjë pasionante dhe e drejtpërdrejtë që është, dashi nuk bën skema. Përkundrazi mundohet të sheshojë çdo pengesë që del rrugës për t’ju takuar dhe për të qenë sa më pranë jush. Ai nuk di si t’i marrë gjërat me qetësi, ndaj me euforizmin më të madh do të vijë drejt jush. Nëse ndjen vërtet për ju do t’ju dërgojë kushedi se sa mesazhe, do tju marrë krej papritur në telefon për të thënë thjesht: Po të mendoja! Gjithashtu do ta gjejnë me patjetër një mënyrë për të shpalosur arsenalin e tyre me super fuqi: di të bëj këtë, atë dhe atë. Dije se kërkon të bëjë vazhdimisht përshtypje dhe ta lartësojë veten nga pretendentët e tjerë që mund t’ju vardisen gjithashtu.
Demi
Nëse ju jeni vërtet në mendjen dhe le të themi, zemrën e tij, dijeni se nuk do të rrijë duarkryq. Do t’ju bëjë një masazh, do t’ju hedhë pallton krahëve, do t’ju bëjë komplimenta, do t’ju dërgojë lule dhe jo, nuk po bën kot. Po i bën se i ndjen vërtet. Mos u habisni nëse gatuan apo ju nxjerr për darkë. Do që t’ju kënaqë të gjitha shqisat, të gjitha përnjëherësh mundësisht.
Binjakët
Kur vjen puna te të pëlqyerit apo jo dikë, një binjak është e vështirë ta lexosh. Ata flirtojnë gjatë gjithë kohës, kjo dhe për faktin se janë kuriozë, llafazanë të tmerrshëm dhe gjithë gjallëri. Ju mendoni që ai lë kokën për ju, kështu do të duket derisa pufff, do të shkojë në krahët e dikujt tjetër. Por nëse atij i pëlqen të debatojë me ju, të mbajë gjallë bisedën hidh e prit dijeni se jeni në rrugë të mbarë.
Gaforrja
E kupton që ai vërtet do t’ia dijë për ju, kur sheh se po mundohet medoemos t’ju mbajë larg çdo rreziku, çdo mërzitje, pra mbrojtje me çdo kusht. Është në natyrën e gaforres të përkujdeset për atë që do, ndaj nëse ju thotë se do t’ju shoqërojë deri në shtëpi, ju mban qeset e ushqimeve apo vjen poshtë pallatit sa për t’ju parë pak, keni të bëni me një gaforre të afeksionuar.
Luani
Do ta keni të vështirë me një luan. Fundja është mbreti i xhunglës dhe nuk do të lejojë që të duket i dobët para jush. Mos prisni deklarata romantike, shihni veçse detajet e vogla. Gjuha e trupit do ta tradhëtojë. Për një moment do harrojë dhe do t’ju shohë në sy e do të buzëqeshë instiktivisht. Vini re edhe prekjet apo ledhatimet e vogla.
Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë e rezervuar që ecën ngadalë dhe gjithë kujdes në udhën e dashurisë. Për të dashuria nuk është lojë, ndaj do t’i marrë gjërat shumë seriozisht. Shpesh do t’ju duket i pavendosur në lëvizjet e tij, çka do të rrisë dyshimet te ju, por thjesht po sigurohet që edhe ju ndjeni për të. Afeksionin e tij do ta tregojë përmes qetësisë, do t’ju dëgjojë ashtu qetë qetë për t’ju këshilluar më pas gjithë kujdes. E pra, ju jeni e rëndësishme për të!
Peshorja
Doni të dini nëse ai është i dhënë pas jush? Shumë e thjeshtë: nëse duket i interesuar, ashtu është vërtet, mos e mendoni dy herë. Janë shumë të dashur ndaj gjithçka keni parë në filmin më romantik të mundshëm ai do ta vendosë në praktikë. Do të shihni shumë shpejt se si do të rreshtohen njëra pas tjetrës lulet, çokollatat, komplimentat nga thellësia e shpirtit dhe nuk e dimë tjetër se çfarë.
Akrepi
Mund ta kuptoni që ai bie e vdes për ju, vetëm falë syve të tij. Një akrep është aq pasionant, sa nëse po digjet nga pasioni, këtë ja tregojnë veç sytë (dhe jo vetëm). Ai ju merr dhe kërkon të shkoni diku, ku të jeni të vetëm. Epo, ka rënë brenda s’ke ç’bën!
Shigjetari
Nëse djali shigjetar me të cilin po dilni ju ka qejf, do mundohet me patjetër t’ju bëjë për të qeshur duke ju treguar kushedi sa e sa histori gazmore. Është si një fëmijë i vogël, që i shkon buza vesh më vesh kur është me ju dhe kërkon të jetë qendra e vëmendjes, universit, qenies tuaj. S’ka vajzë që nuk do të dijë troç fare nëse djali që ato duan “ka rënë brenda me to”, edhe pse ju jeni në fillimet tuaja dhe ende nuk i keni gjërat e qarta. Mos prisni të kaloni darkat më romantike me të, ama të paktën keni këtë avantazh nga gjithë të tjerat: do ta dini fare mirë që ai ju ka qejf, pasi me shumë mundësi do t’jua thotë vetë. Ja kaq e thjeshtë është!
Ujori
Ujori është një shenjë idealiste, që priret drejt bisedave ekzistencialiste, filozofike, shumë të thella me pak fjalë. Nëse jeni pikërisht ju ajo me të cilën po i bën të gjitha këto, po ndan idetë dhe bindjet e tij, ç’provë doni më shumë?
Peshqit
Nese një peshk ka rënë kokë e këmbë brenda, ka për ta treguar në mënyra të ndryshme. Është një shenjë shumë emocionale, që mbi të gjitha e shpreh qartë mënyrën se si ndihet. Nëse e gjeni veten përballë tij, duke ju lexuar një poezi, duke ju hapur zemrën, e duke ju thënë se si krejt papritur erdhët në jetën e tij dhe gjërat, si të themi, i ndryshuan, ka rënë brenda dhe pikë, mbyllet këtu.