Lidhur me akuzat e një pacienti që ka qenë i shtruar në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, për mungesë shërbimi, ka reaguar mjekja e këtij spitali, Dr. Silva Bala duke i quajtur të pavërteta.

“Më vjen keq që me punën e personelit shëndetësor të spitaleve Covid, të luhet në këtë mënyrë. Të sfumohet apo të shkelet puna e personelit i cili është në krye të detyrës 24 orë në 24. Më vjen keq që me punën e personelit shëndetësor të spitaleve Covid, të luhet në këtë mënyrë. Të sfumohet apo të shkelet puna e personelit i cili është në krye të detyrës 24 orë në 24. Absolutisht nuk është e vërtetë që ushqimet të cilët familjarët i dërgojnë pacientëve, nuk u lejohet, dhe u merret në saj të vlerave monetare që ato mund të japin për të çuar deri tek pacientët në dhomë. Absolutisht. Aty ka dy personel shëndetësor pjesmarrës të ekipit të spitalit që në orare të përcaktuara me karroca marrin të gjithë ushqimet dhe veshmbadhjet e pacientëve të cilët i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një gjë që të luash jo vetëm me punën e personelit. Por të luash dhe me jetën e vetë të sëmurëve, të familjarëve që ato kanë të shtruar aty. Një propagandë e tillë nuk i shërne askujt, nuk u shërben as pacientëve. Shumë media kanë hyrë në spitale. Dhe e keni parë se çfarë pune dhe shërbimi u bëhet këtyre të sëmurëve”, tha Bala.

E pyetur mbi situatën në spitalin Covid2, Bala tha se situata është e menaxhueshme dhe po u shërbehet të gjithë pacientëve. “Sanatoriumi këto ditë nuk pret urgjencat e Tiranës. Paraqiten grupmosha të ndryshme, pacientë me gravitete të ndryshme. Siç janë paraqitur dhe janë thënë se të sëmurët që shtrohen në spital janë të sëmurë me COVID-19 në stad të moderuar dhe të rëndë. Janë nën kujdes jo vetëm gjatë ditëve të javës por dhe në fundjavë. Nuk iu mungon asnjë medikament, oksigjenoterapi, medikamente të suportit. Flas për një situatë të menaxhueshme në spitalin tone”, tha Bala, e cila shtoi se ka Akoma 60 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”