Kryeministri i Italisë Mario Draghi, duke folur lidhur me pandeminë në Senat, tha se tashmë vendi ka në administrim 4 vaksina kundër COVID-19 të sigurta dhe efektive. “Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson and Johnson do të jetë në vend në prill.”, tha kryeministri.
Ai shtoi se qëllimi është që të vaksinohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. “Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Ne duhet të kemi ritëm, të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë.” shtoi ai.
Draghi tha se këto vaksina janë “drita jeshile” për rihapjen e vendit. Ai shtoi se po planifikohet që menjëherë pas Pashkëve të rihapen shkollat. Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike dhe si pasojë vaksinat janë arma më e fortë në luftën kundër saj. Aktualisht vaksinimi në vend po kryhet me Pfizer, Moderna AstraZeneca dhe siç lajmëroi dhe kryeministri në prill do të mbërrij ajo amerikane Johnson&Johnson.