“Unë kam parë në dy ndeshjet ndaj Portos të gjitha episodet e një ekipi, që nuk ishte 100% i përqendruar. Më duket se nuk kishte ndonjë angazhim maksimal për t’u kualifikuar. Juventusi ishte sipërfaqësor në disa episode, që i kushtuan shtrenjtë. Chiesa shkoi të flasë për TV pas eliminimit, por unë do të kisha pritur Ronaldon ta bënte këtë. Ishte ai që duhej të jepte shpjegime, madje edhe për ndeshjen e tij të dobët. Ai kishte pushuar me Lazion, që të jepte gjithçka në kthimin ndaj Portos. Lojtarët bardhezinj duhej t’iu kërkonin falje tifozëve, me në krye Ronaldon”.
Për mikrofonat e “Tmw Radio”, ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, nuk kursen kritikat ndaj CR7, pas eliminimit përvëlues të Juventusit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve ndaj Portos: “Unë kurrë nuk do ta kisha pritur Juventusin kështu, veçanërisht në pjesën e parë. Një provim i tillë i rëndësishëm duhej të përgatitej në një mënyrë tjetër. Ju mund të eleminoheni, ndoshta duke parë një ekip të “shtypur” nga kundërshtari, por nuk ishte ashtu. Ndaj Lazio kisha parë një ekip të shkëlqyeshëm. Pyes veten se si është e mundur të dalësh kështu, pasi ke humbur ndeshjen e parë?! Ju nuk mund ta humbisni një mundësi si kjo”.