Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha sot se nga taksa progresive e vendosur nga kjo mazhorancë kanë fituar 91 % e bizneseve dhe 96 % e qytetarëve, ndërsa nga taksa “Basha” fitojnë 9 % e bizneseve dhe 4 % e qytetarëve.

“Biznesi është zemra e ekonomisë sonë, është ai që mban gjallë ekonominë që punëson njerëz dhe paguan taksat e shtetit. Ajo që kemi bërë ne është ndihma e vazhdueshme për biznesin, e sidomos në kushtet e dy god itjeve, pas tërmetit dhe pandemisë”, tha Bushati. Sipas tij, biznesin e vogël, Partia Socialiste e ka ndihmuar që në fillim të mandatit të parë, në 2013-ën me taksën progresive. “Sot është fakt që 91 % e bizneseve në Shqipëri nuk paguajnë tatimfitimi. Ata që punësojnë më shumë njerëz, që është biznesi familjar që është i kudondodhur në Shqipëri, sot paguan zero tatimfitimi. Gjithashtu nuk është i përfshirë në skemën e TVSH-së“, tha Bushati.

Sipas Bushatit, nuk mund të quhet e logjikshme ajo që propozon taksa “Basha” për njerëzit që sot paguajnë zero taksa të kthehen e të paguajnë atë që Basha do të vendosë taksë mbi këtë ekonomi. Bushati foli edhe për investimet në ekonomi. Sipas tij, në vitin 2021 do të ketë 1 miliard euro investime. “Investime të tilla në nivelin e 7.2 % të PBB-së janë një risi dhe nisma e duhur ashtu si po veprohet sot në të gjitha vendet e botës. Në çdo vend dhe ekonomi, aktori kryesor, i cili është shteti, merr përsipër riskun dhe merr përsipër të ndihmojë ekonominë duke ulur tatimet, çka bën që bizneset të investojnë më shumë dhe rritur investimet në treg”, tha ai. Kjo mazhorancë, vuri në dukje Bushati, ka treguar të gjithë vullnetin që të jetë përkrah biznesit dhe familjeve shqiptare.

“Sot 96 % e të punësuarve në vend përfitojnë prej taksës progresive. Opozita mendon se do të vijë në pushtet duke përkrahur 4 % të të punësuarve që mund të përfitojnë nga taksa ”Basha”. Po ne e kemi thënë që në krye të herës që ata që fitojnë më shumë do të kontribuojnë më shumë, sepse në fund infrastruktura e ekonomisë është në funksion të tyre. Në të gjithë botën 80 % e infrastrukturës përdoret nga bizneset e mëdha. Ndaj dhe ato do të mbajnë peshën më të madhe. Nuk ka kohë për eksperimente. Taksa “Basha” është taksa e 9 % të bizneseve, të atyre që përfitojnë më shumë. Këtë ai po sjell si risi. Në asnjë vend të botës nuk ndryshon sistemi në periudhë pandemie dhe taksa e sheshtë nuk ka rezultuar e suksesshme”, deklaroi Bushati. Eksperimentet kanë mbaruar dhe qytetarët janë të lodhur me to, theksoi ai duke shtuar se kanë parë eksperimente të qeverisë Berisha në shumë raste të cilat kanë dështuar.

Më tej, ai u shpreh se qytetarët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin ndërmjet ’97 së Berishës dhe pandemisë që vjen nga Zoti. “Në vitin ‘97 këtë vend e shkatërroi qeveria dhe e ndihmoi Zoti. Po ashtu, ata dinë të bëjnë dallimin midis Gërdecit që vr et njerëz dhe tërmetit që vjen nga Zoti”, deklaroi Bushati. Të gjithë, tha ai, e dinë që ne nuk i kishim në dorë as tërmetin e as pandeminë, por ama qeveria qëndroi pranë tyre dhe i mbështeti. “Sot të gjithë ata që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti kanë një shtëpi të re. Nuk vlen e njëjta gjë për Gërdecin. Ka një diferencë të madhe midis PD e PS. Partia Demokratike vr et kur është në pushtet, ndërsa Partia Socialiste u qëndron pranë qytetarëve kur goditen siç u goditën nga tërmeti dhe pandemia”, deklaroi Bushati.