Intervista e ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja nxorën në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët. Meghan dhe Harry folën pa dorashka dhe rrëfimi i tyre ekskluziv për Oprah Winfrey është ndjekur nga 17 milionë persona në mbarë botën. Në lidhje me rrëfimin e Meghan dhe Harry, ka reaguar edhe babai i aktores, Thomas, që ka pasur përpl asje të ashpra më herët me Markle. Ai foli për “Good Morning Britain” dhe i cilësoi ak uzat e ngritura nga Meghan dhe Hary për Pallatin Mbretëror gjepura.

Ai e mohoi që familja mbretërore të jetë rac iste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote.

Thomas Markle ka treguar se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me pa paracin para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij, Archien, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin.

“Të gjithë bëjmë gabime, por unë nuk kam luajtur kurrë i zhveshur në pishinë dhe nuk jam veshur kurrë si Hitleri siç bëri Harry”, tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe për faktin që Meghan ka pasur mendime për të v rarë veten. “Më mërziti vërtetë. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua, pjesëtarë të tjerë të familjes, që ajo pretendon se nuk i njeh”, është shprehur ai. Duke ju referuar kësaj çështje, ai ka shtuar se është e qartë se Harry nuk e ka mbështetur Meghan aq mirë, ndaj ajo ka menduar t’i japë fund jetës.