KQZ është zhvendosur sot në Kukës ku ka demonstruar pajisjen për identifikimin elektronik. Për të prezantuar funksionalitetin e PEI, u simulua procesi i votimit. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në Qendrën e Votimit me ID ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes kësaj pajisje.
“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Për të prezantuar funksionalitetin e PEI, simulim të procesit të votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, u shpreh kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.