Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës është një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha për shkak të covid-19. Mjeku ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare pasi ishte infektuar me covid-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Mjeku Alushi ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie si dhe ka botuar disa libra në fushën e mjekësisë.
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….
I paharuar qofte kujtimi i Tij ! Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Studime Universitare dhe Grada Akademike 2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë. 1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
Botime Universitare dhe Monografi 2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II 2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I 2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia Eksperienca Profesionale Mjeksore, 2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë. 1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist”, thuhet në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.”