Kultura arbëreshe, e pasur me tradita dhe zakone të shumëllojshme është një rast i rrallë studimi. Doket dhe zakonet në ngjarjet festive dhe mortore mbeten unike për nga natyra e tyre. Dhe në fakt, një prej traditave me të pazakontë dhe jo të dëgjuar lidhet me nuset arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri dhe më në veçanti me mikeshat e nuses, transmeton lexo.com.al.
Kështu, para se një vajzë arbëreshe të martohej, mikeshat e nuses që do të martohej i lanin kokën e saj me verë, ndërsa më pas vazhdonin me stilimin e gërshetave me fjongo të bardhë. Ky zakon i pazakontë u dokumentua nga një studiues që mori pjesë në një martesë arbëreshësh në gjysmën e dytë të shekullit XIX/Lexo.com.al/e.c.