Sokol Cikalleshi është njeriu i momentit te Konyaspor. Sul muesi ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit dhe e ka ndihmuar skuadrën e tij të marrë pikë të rëndësishme në kampionat. Por dihet botërisht se Cikalleshi nuk është vetëm lojtar goli, por i jep ndihmë skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Këtë e tregon edhe trajneri i Konyaspor, Ilhan Palut, që shton se Cikallshi tani është lojtar i formacionit të parë.

“Preferencat e një trajneri mund të ndryshojnë. Sigurisht golat për një sulmues janë të rëndësishëm, por është edhe mënyra se si mbrojmë si ekip. Është shumë e rëndësishme që ai jep gjithçka për skuadrën. Ai është bërë një futbollist për skuadrën dhe ne kemi përfituar shumë prej tij. Tani ai ka ardhur në pikën kur duhet të jetë në formacion”, tha trajneri.