Ekipi italian, Lazio ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Torinos. Trajneri, Inzaghi me vete ka marrë tre shqiptarë, përfshirë: Alian, Strakoshan dhe sulmuesin Vedat Muriqi.

Takimi midis Lazios dhe Torinos në xhiron e 25-të të Series A zhvillohet sonte nga ora 18:30. Me fitore sonte, Lazio do të inkuadrohej fuqishëm në garë për një vend në Champions League.