Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim po zhvillon ditën e sotme një takim në Elbasan, me drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Taulant Balla. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet kur zonja Kim zbret nga makina, ndërsa hyn në godinën ku është parashikuar që të mbahet takimi.

Ata janë takuar dhe pritet që të diskutojnë për çështje pune, ndërsa ende nuk dihet se cili është fokusi i bisedës.