Juventusi i thotë lamtumirë Champions-it dhe e bën këtë në mënyrën më të hidhur: në kohën shtesë, pas një pjese të dytë të luajtur mirë, me një fitore 3-2, por një gabim të Cristiano Ronaldos, i kritikuar ashpër nga Fabio Capello. Gjithashtu në Spanjë, në qendër të vëmendjes është kampioni portugez, ish-ylli historik i Real Madridt. “Është viti më i vështirë, pa Champions dhe me një kampionat të humbur praktikisht, – deklaron “Marca”, e cila shton: – Me të bardhët luajti tetë gjysmëfinale radhazi dhe triumfoi në katër raste”.

Ndërsa mori kritika nga Capello dhe Del Piero, zhgënjimi i CR7 u zhvendos në studiot e televizionit “Sky Sport”, pas ndeshjes, nën lejtmotivin “Cristiano Ronaldo në barrikadë, çelësi i nokautit të Juves”. “El Mundo Deportivo” përqendrohet në ndjenjën e dështimit në Champions të kampionit portugez, që nga kalimi i tij te Juventusi: “Ronaldo shënoi më shumë gola në vitin e fundit te Real Madridi, 15 të tillë, sesa në tri vite me Juventusin, 14, në Champions. Kjo është shifër shqetësuese”.

E përditshmja katalanase pastaj çertifikon dorëzimin e portugezit: “Chiesa i ka rrëmbyer skenën”. Në fund, “Don Balon” plas “bombën” e merkatos: “CR7, Champions-i i fundit me Juven. Ai do të shkojë te PSG”.