Artisti Vlashent Sata i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ka treguar se ai dhe Dojna po mendojnë të marrin një hap të rëndësishëm.

“Po mendojmë të bëjmë një beb tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një beb që është më tepër në jetën e biznesit”, tha Vlashenti, kur Ori e pyeti nëse kanë ndërmend të marrin ndonjë hap serioz.

“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht. Unë jam me fat”, u shpreh Vlashenti.