Pak ditë më parë Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka debatuan ashpër në emisionin “EXPULS”. Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

Mbrëmjen e sotme gazetari Ronaldo Sharka ishte në studion e “Dua të të bëj të lumtur”, ku kishte ftuar ish-mikeshën e tij për të zgjidhur këtë konflikt. Mirëpo, çfarë ndodhi? Dyshja ishin ende shumë të tensionuar, duke mos hequr dorë nga mbrojtja e fjalës së tyre.

“Xhensila ti duhet të mbash përgjegjësi për ato çfarë ke thënë në emision. Nuk janë të lehta, njerëzit marrin fushata sensibilizuese kundrejt bullizmit. Unë nuk e di nëse ka ndryshuar mendje Xhensila që ta di si të vazhdoj të flas, por me sa shoh vazhdon të jetë ironike si gjithmonë. Publiku ka të drejtë të shikojë fytyrën e vërtetë të personazheve të njohura”, tha Ronaldo.

Xhensila u shpreh se Ronaldo ia ka bërë pyetjen vetëm për klikime dhe fakti që e ka ripërsëritur do të thotë se ishte personale.

“Unë e mirëkuptoj edhe atë lloj interviste sepse del dikush nga hiçi synon televizionin. E ka bërë për klikime. E bëri dy herë si pyetje. U fol për fenomenin, jam shumë dakord. Dhashë përgjigjen time, opinionin tim. Kur u përsërit pyetja, automatikisht çdokush jo vetëm Xhensila, do ta marrë personale”, tha e përlotur ish banorja e Big Brother.

Më tej, gazetari pranoi se pyetja mund të ishte formuluar ndryshe dhe se ai nuk ka pasur si qëllim të denigrojë figurën e Xhensilës.

“Pyetja mund të ishte bërë në një formë shumë më të butë, më edukuese por ta them me sinqeritetin më të madh se nuk ka qenë në asnjë moment për të denigruar figurën e Xhensila Peres”, tha ai.