Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, Meghan Markle foli edhe për sherrin e bujshëm me Kate Middleton që bëri xhiron e mediave vite më parë. Në media u tha se Meghan kishte bërë për të qarë Kate disa ditë para dasmës së saj, por aktorja e hodhi poshtë këtë lajm. Në intervistën e bujshme për Pallatin Mbretëror ajo tha se në fakt kishte qenë Kate ajo që e kishte bërë për të qarë dhe më pas i kishte kërkuar falje. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”- tregoi Meghan.

Ndërkohë së fundmi është bërë publik një e-mail që Meghan i ka dërguar familjes mbretërore dhe që tregon se ajo nuk ka ndjerë fare mbështetje prej tyre. Harper’s Bazaar pretendon se ka siguruar një e-mail që Meghan i ka dërguar njërës prej ndihmëseve të saj dhe në të shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të ndalur thashethemet për situatën e saj me Kate. Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë e-mail: “Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë.” – shkruhej në një pjesë të email-it.

Kërkesa e saj u injorua dhe iu tha se “Dukesha e Cambridge-it kurrsesi s’mund të përfshihet në të tilla thashetheme“.