Flutura Açka pronare e shtëpisë botuese “Skënderbeg”, duket se e ka marrë tashmë shpërlimin për sakrficën e bërë duke botuar librin e Lulzim Bashës, “Misioni im”. Nëse i hedh një sy librit (shpresojmë që dhe Luli t’i ketë hedhur një sy) kuptohet qartë stili i të shkruarës së saj proliksiteti dhe steriliteti i mendimit politik por që në fakt i shkon shumë Bashës.
Merita e Açkës është që e ka bindur Bashën të vendosë emrin në libër duke thyer kështu rekordin si njeriu që nuk lexon asnjë libër por boton një libër.
Ndërkohë, mesa duket qasja e njëjtë e mendimit vjen edhe nga arsyeja se të dy bashkërisht i lidh Hollanda, vendi nga i cili vijnë për t’ju futur politikës në Shqipëri. Tani i ngelet ta bindë qe edhe ta lexojë pasi për ta kuptuar s’ka nevojë. Në fakt, edhe të duash s’ke çfarë kupton. (TemA)