Astrologët, siç e dini, janë në gjendje të shpjegojnë gjithçka na ndodh në jetë me lëvizjen e Hënës. Nuk mbeten thjesht këshillat e gjysheve. Edhe flokët, të gjatë apo të shkurtër, ndikohen nga Hëna dhe sinjalet e saj. Nëse i presim në ditët më të mira, atëherë stimulojmë rritjen ose jo në periudha të ndryshme.
Ekziston një supersticion pak i njohur dhe i rrallë, i cili zbulon sa ndikim ka prerja e flokëve në ditë të gabuara – dhe përfitimet e jashtëzakonshme të prerjes së tyre në ditët e duhura që gjithmonë lidhen me lëvizjet e Hënës.
Sa i përket muajit mars, astrologët thonë se ditët më të mira për të prerë flokët dhe për të stimuluar rritjen e tyre janë: Nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të keni rrënjë të forta dhe të shëndetshme, atëherë rekomandohet t’i prisni kur Hëna të jetë duke u rritur (mbushur).
Nëse doni që rritja e flokëve të jetë e ngadaltë dhe rrënjët e tyre të jenë të forta, rekomandohet që prerja të bëhet në ditët kur Hëna fillon të mbyllet.
Flokët nuk duhen prërë: Gjatë Hënës së re (periudha më e keqe për trupin). Në ditën e 9-të të kalendarit lunar (hënor).Në ditët e 15-të të kalendarit hënor (shikoni lëvizjet e Hënës edhe sipas shenjës suaj të Horoskopit në foton e mëposhtme). Në ditën e 23-të të kalendarit hënor. Po kështu, edhe ditët e eklipsit diellor dhe hënor nuk janë të rekomandueshme.