MILAN, ITALY - FEBRUARY 21: Lautaro Martinez of FC Internazionale celebrates with team-mates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on February 21, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Ditën e sotme është njoftuar zyrtarisht një ndryshim i madh tek Interi. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm ekipi zikaltër, pas plot 27 vitesh nuk do të mbajë më në fanellë sponsorin “Pirelli”.

Diçka të tillë e ka bërë me dije drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti, i cili është shprehur se bashkëpunimi mes dy palëve do të vijojë, por Pirelli nuk do të jetë më pjesë e fanellës zikaltër, siç jemi mësuar ta shikojmë prej shumë shumë vitesh.


Fanella e Interit në vitin 1995 me sponsor “Pirelli”
“Jemi në bisedime me Antonellon, Marottan dhe drejtues të tjerë të Interit. Nuk do të jemi më sponsor i fanellës së klubit, por bashkëpunimi dhe marrëdhënia jonë do të vijojë akoma”, është shprehur Tronchetti.