“Portokalli”, “Klanifornia” dhe “Kosherja” janë tre formate të ngjashme që do të konkurrojnë për audiencë këtë sezon televiziv. Me krijimin e spektaklit të ri “Kosherja”, që pritet të nisë së shpejti në ekranin e “Abc News”, duket se “lufta” mes 3 programeve po bëhet akoma më e fortë. Përveçse po ju jepet mundësia aktorëve të rinj të humorit që t’ju bashkohen spektakleve, duket se loja tashmë po bëhet edhe me emrat e njohur të artit shqiptar.

Së fundmi autori i spektaklit “Klanifornia”, Turjan Hysko, ka bërë të ditur se pjesë e programit do të bëhet edhe aktori më i njohur i humorit në vend, Behar Mera. Ky i fundi është bërë pjesë herë pas here e skeçeve, por nuk ka qenë aktor zyrtar në “Klanifornia”.

Turi ka publikuar në Instagram një foto të Merës dhe përkrah ka shkruar: “Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia”