Premier League kthehet të trokasë në derën e Inter-it për Romelu Lukaku-n.
Sulmuesi belg është objekti i dëshirave klubeve angleze më të rëndësishëm, që tani duan të bëjnë gjithçka është e mundur për ta kthyer në kampionatit ku ka qenë protagonist me fanellat e Chelsea, West Bromwich, Everton dhe Manchester United.
Pas Manchester City-t, siç ka bërë të ditur The Sun, duket se ka ardhur radha e Chelsea-t për t’u hedhur në sulm për Lukaku-n, i cili ka luajtur me londinezët shtatë vite më parë.
Oferta e Bluve duket se është 90 milionë sterlina, rreth 103 milionë euro. Një shifër e jashtëzakonshme, por që Inter duket se e ka refuzuar menjëherë.