Çdo njeri ka mënyrën e tij për të bërë humor, por gjasat janë që të njihni të paktën një person që ju shkrin së qeshuri sa herë e takoni dhe të jetë një nga këto shenja.
1. Dashi-Dashi është shenjë impulsive dhe argëtuese zjarri, që ka një tendencë të bëjë humor “idiot”, me bazë ironinë. Ndonjëherë mund ta shndërrojnë komedinë në “humor të zi”, por ju e dini se mund të mbështeteni tek ata, nëse doni të largoni mendjen nga streset për pak kohë.
2. Binjakët-Binjakët drejtohen nga planeti i zgjuar dhe komunikues Mërkuri, e cila ndoshta është arsyeja pse ata njihen për “gjuhën e mprehtë” në të folur. Kanë një sens humori të zgjuar dhe janë të shkëlqyer me fjalët, prandaj zbavitja për ta s’është problem.
3. Luani-Njerëzit e shenjës së Luanit duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe në fakt, kur nisin të tregojnë historitë gazmore apo shakatë, vëmendja është mëse e merituar.
4. Shigjetari- Shigjetari drejtohet nga planeti i gëzueshëm Jupiteri – që është një nga më të lidhurit me komedinë. Janë aventureskë dhe gjithmonë në kërkim të diçkaje të re, prandaj gjatë këtyre aventurave është e pashmangshme të mos krijohen dhe histori për të qeshur, sa të sikletshme aq edhe të bukura.