Meta deklaroi në konferencën për shtyp se ka prova se si funksionon rrjeti i të ashtuquajturve “patronazhistë” në Partinë Socialiste. Kreu i shtetit tha se shumë shpejt do të tregojë se si këta njerëz pengojnë qytetarët që kanë një mendim ndryshe kundër qeverisë të marrin shërbim në zyra të ndryshme.
“Presidenti ka vetëm një fushatë, mbrojtjen e Kushtetutës. Do t’iu faktoj me prova konkrete se si është ndërtuar një rrjet dhunues mafioz i tipit Gestapo përmes patronazhistëve që duan të bëhen tutorët, duke bërë shantazh me të gjithë shërbimet që shteti duhet t’i kryej.
Patronazhistët monitorojnë në Facebook dhe të gjithë ata që janë kundërshtarë iu vështirësohen të marrin shërbime në zyrat e shtetit. Do të vij me fakte. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit dhe institucioneve.
Ne jemi një popull shqiponjash dhe jo në popull fuksash. 500 patronazhistë kam unë. Unë takohem me Tedi Blushin, ia vendosën dhe një tjetër atij. Tedi u takua me një tjetër iu vendos atij një patronazhist. Do t’iu jap prova. Por bëj thirrje që patronazhistët të japin dorëheqjen”, tha Meta.