Pas akuzave te PD për shperndarje ndihmash nga bashkia Berat dhe bllokimi qe PD ka bere, ka reaguar edhe bashkia duke rrezuar cdo pretendim per ndarje ndihmash per fushate. Bashkia Berat thekson se : “Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia.
Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.
Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.
Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkojnë me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike.