Aktori Paul Ritter ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare për shkak të tumorit në tru. Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe lajmi është konfirmuar nga persona pra tij. Agjenti i aktorit, që ka luajtur në disa filma duke përfshirë Harry Potter dhe Friday Night Dinner, ka treguar se Ritter ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pranë familjes, gruas dhe 2 djemve.

“Me hidhërim të madh konfirmojmë që Paul Rotter është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij me bashkëshorten Polly dhe djemtë Frank e Noah. Ai ishte 54 vjeç dhe vuante nga një tumor në tru”, ka thënë përfaqësuesi i tij.

Bashkëpunëtorët e aktorit u shprehën të pikëlluar për humbjen e tij, ndërsa e vlerësuan lart figurën e Ritter.

“I shkatërruar për këtë lajm kaq të trishtë. Paul ishte një njeri i dashur, i mrekullueshëm. I sjellshëm, shumë i kujdesshëm dhe aktori më i mirë me të cilin kam punuar”, është shprehur Robert Popper.

“Ky është një lajm i tmerrshëm. Paul ishte një aktor i mrekullueshëm, në njeri shumë i dashur. Krejtësisht e tmerrshme”, ka thënë Toby Whithouse, që ka shkruar thrillerin “The Game”, në të cilin Ritter luajti në vitin 2014.

Ritter ishte gjithashtu një aktor i talentuar i skenës dhe ishte nominuar për një çmim Olivier më 2006 për interpretimin e tij në Coram Boy dhe për një çmim Tony për rolin e tij më 2009 në Conquests Norman