Astrologe Meri Shehu ka treguar sot 3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë! Teksa po fliste për prirjet e tradhtisë së shenjës së Peshores, Meri zbuloi 3 shenjat që renditen të parat sa i përket tendencës për të tradhtuar. “Peshoret, në thelb kanë diplomaci, por janë pak tradhtarë. Ashtu sic janë diplomatë në dashuri, Afërdita i bën të flirtojnë. Por martesën e duan, tradhtojnë apo nuk tradhtojnë”, u shpreh ajo.

Por cilat janë shenjat më tradhtare të horoskopit? Nëse do të duhet të veçonte tre, Meri Shehu përmendi Dashin, Ujorin dhe Binjakët. Ajo përmendi edhe Akrepin, por e përjashtoi nga treshja tradhtare, duke thënë se tradhton por “jo dhe aq”!